Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për shkak të forcës së përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDEBATI PËR MIRDITËN, REAGON DEPUTETI KADELI
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË RRUGËN E KOMBIT, 7 PERSONA TË PLAGOSUR MES TYRE DY TË MITUR