Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:25, në aksin Shkodër–Velipojë.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakVRASJA E NIKULAJT, GJYKATA E LEZHËS DËNON ME BURGIM TË PËRJETSHËM RUBEN SARAIVËN
Artikulli tjetërMOTI KËTË TË ENJTE MERR NJË ‘KTHESË’ TË FORTË NË DISA ZONA