FOTO ILUSTRUESE

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, shtetasi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakVATIKAN/ LEO XIV DREJTON MESHËN E PARË SI PAPË
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK PRITET TË JETË I NGARKUAR NË SHKODËR