Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:40 minuta në afërsi të Beltojës në vendin e quajtur kthesa e Malihebes. Një automjet tip fiat punto ngjyrë e bardhë me targë AA 745 CI është aksidentuar më një mjet tip benz me targë 219 BF i drejtuar nga shtetasi Gj.N.

Nga ky aksident siç raporton drejtoria vendore e policisë së Shkodrës shtetasja R.N rreth 70 vjeçe e cila po udhëtonte në mjetin tip fiat bashkë me bashkëshortin e saj ka pësuar dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Shtetasja R.N ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku në vendin e ngjarjes pas aksidentit ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar dëmtime të lehta. Mjeti tip fiat punto ka përfunduar në pjesën metalike mbrojtëse në anë të rrugës çka edhe ka sjellë dëmtimin në kokë të shtetases R.N duke qenë kështu një aksident i rrezikshëm. Forcat e policisë bashkë me grupin hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin ku ndodhi aksidenti nga ku kanë bërë ekspertizën. Dy të moshuarit që po udhëtonin me mjetin fiat punto kanë duke ardhur nga Lezha në drejtim të Shkodrës ndërsa mjeti tip benz po priste për t’u future në kthesën e fshatit Malihebe. Shpejtësia e fiatit ka bërë që dy makinat të përplasen mes tyre dhe dy bashkëshortët të përfundojnë në mbrojtësen metalike të rrugës nacionale duke sjellë edhe dëmtimet e rënda në kokë të 70-vjeçares R.N. Kthesa e Malihebes në afërsi të Beltojës në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë është një prej njollave të zeza edhe për policinë e Shkodrës për sektorin e qarkullimit rrugor duke qenë se një numër i madh aksidentesh kanë ndodhur në të njëjtin vend duke patur edhe viktima.