Aksident në Shkodër, makina përplas biçikletën

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, në rrugën e Shirokës. Mësohet se një makinë tip ‘Ford’ ka përplasur një person, i cili po ecte me biçikletë. I aksidentuari është dërguar në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas kontaktit me të plagosurin, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hekurat anësore të shëtitores dhe ka shpëtuar pa përfunduar në liqen. Shkaqet e aksidentit janë ende në hetim.