
Ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës, është regjistruar një aksident rrugor që ka përfshirë një motomjet. Shtetasi P. A., 30 vjeç, i cili drejtonte motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është vetërrëzuar.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore po monitorohet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti rrugor.






