
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë. Një shtetas ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një mjet që po ecte në atë aks.
I plagosur sipas burimeve nga vendngjarja ka mbetur shtetasi Emiljano Toma, banues në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër. Ky aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Trush, në segmentin Shkodër-Velipojë.
Drejtuesi i mjetit me targë AA 501 OL ka përplasur shtetasin Emiljano Toma. I aksidentuari është dërguar menjëherë nga ambulanca e Velipojës në spitalin rajonal të Shkodrës dhe vazhdon që të jetë në gjendje kritike për jetën. Edhe pse nga mbrëmë kur ka ndodhur aksidenti ka një lloj përmirësimi sërish nuk e ka kaluar rrezikun për jetë dhe ndodhet ende në reanimacion nën kujdesin e mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës.
Shtetasi Emiljano Toma ka marrë disa plagë të rënda në kokë dhe në trup nga përplasja e fortë e mjetit duke bërë që të jetë në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur kështu hetimet e para mbi këtë aksident të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.
Fillimisht policia, pas kësaj përplasje ka shoqëruar në komisariat shoferin e mjetit ngjyrë grih me targë AA 501 OL pas kësaj ngjarje të ndodhur. Nga ana tjetër efektivët vazhdojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë aksident të ndodhur.
Sipas burimeve policore shkak i këtij aksidenti është bërë fillimisht errësira në aksin Shkodër-Velipojë në vendin ku ka ndodhur aksidenti por edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidentet në Shkodër vazhdojnë që të jenë një shqetësim duke bërë që shpesh herë të jenë edhe me pasoja në njerëz apo edhe të plagosur rëndë si në rastin konkret. Masat shtërnguese të policisë nuk kanë mjaftuar për të ulur numrin e aksidenteve të ndodhur në Shkodër.






