Tre persona, mes tyre një femer, kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së tre automjeteve në superstradën Lezhë–Milot.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Gajush, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet e para hetimore dhe nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË PLAZHIN E TALES: MBYTEN DY VAJZA TË MITURA, 11 DHE 13 VJEÇE
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA KALIMTARE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME