Me datë 26.11.2017, rreth orës 18:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek mbikalimi i “Rinasit” ka ndodhur një aksident.

Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë si edhe Ambulanca nga ku rezultoi se shtetasi : • Elton Doda, 25 vjeç, banues në Mamurras, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësoren R.L, 68 vjeçe e cila po kalonte rrugën. Drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë në spital shtetasen R.L, por në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetësja R.L, ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rruges në tjetrën, ku si pasojë e lagështise në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti. Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëhere është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.