Aksidentet vijojnë që të jenë një problem edhe në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Përplasja e dy autmjeteve në orët e paradites në lagjen “Xhabiej” të Shkodrës mudn të kishte rezultuar fatale për personat që ndodheshin brenda makinave. Një mjet tip Opel, ngjyrë e bardhë me targë AA 663 AC po vinte në drejtim të qendrës së qytetit ndërsa mjeti tip benz, ngjyrë grih me targë SH 11 73 E po dilte nga aksi kryesor në Xhabiej drejt hyrjes së qytetit.

Të dy mjetet kanë pësuar një përplasje të fortë me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa dëme në njerëz por vetëm me dëme material. Nga përplasja e fortë mes këtyre dy makinave është përfshirë në këtë aksident edhe një tjeteër automjet që ndodhej i parkuar në anën e djathtë të rrugës. Po ashtu as makina e tretë tip benz në momentin e përplasjes nuk ka patur njerëz brenda saj. Nga sa mësohet përplasja mes dy automjeteve ka qenë e konsiderueshme aq sa secila prej makinave kanë përfunduar në trotuaare. Aksidenti ka rezultuar jo pak i rrezikshëm duke qenë sepse është një aks që frekuentohet ndjeshëm nga këmbësorët dhe ata që lëvizin me biçikleta. Menjëherë pas kësaj përplasjeje që përfshiu në aksident tre makinat, në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë hetimin e plotë. Pavarësisht sensibilizimit të herë pas hershëm apo masave që po merr policia rrugore këto ditë, aksidentet vijojnë të jenë një shqetësim në qytetin e Shkodrës duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Artikulli paraprakMBAHET NË SHKODËR KONFERENCA SHKENCORE PËR MJEDISIN
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË OBLIKË, ARRESTOHET 57 VJEÇARI