Aksident, përplaset motorri me makinën, një i plagosur

Tiranë-Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Konferenca e Pezës” në Kryeqytet. Në aksident janë përfshirë një motorr tip “Yamaha”, i cili është përplasur me një makinë makinë tip “Peugeot”. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur pasagjeri i motorrit, R.T., 27, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Raportohet se drejtuesi i motorrit, V.K., 28 vjeç dhe drejtuesi i makinës, fatmirësish nuk janë lënduar dhe gjëndja e tyre shëndetësore ështe e mire. Frupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës: Informacion paraprak. Më datë 27.09.2017, rreth orës 14:47, ne Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një motorr të përplasur me një mjet në kryqëzimin e rrugës “Ali Jegeni” me rrugën “Konferenca e Pezës”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambaulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Në kryqëzimin e rrugës “Ali Jegeni” me rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti motorr tip “Yamaha” (me drejtues shtetasin V.K., 28 vjeç dhe pasagjer shtetasin R.T., 27 vjeç) është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin A.Gj., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri në mjetin tip motorr shtetasi R.T., 27 vjeç i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes

Artikulli paraprakPOLICIA ZVICERANE ARRESTON DY SHQIPTARË ME 5 KG HEROINË
Artikulli tjetërKONTRABANDONTE BAGËTI NGA GREQIA NË SHQIPËRI, PRANGA 26-VJEÇARIT