Informacion paraprak/Rreth orës 09:20, në hyrje të Shkodrës, shtetasi B. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin N. K., rreth 76 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi N. K., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin B. M. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSHMANGNI SHPENZIMET E PANEVOJSHME…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetërSHKODËR, PO KRYENIN PUNIME NDËRTIMI PA LEJE, PROCEDOHEN 5 SHTETAS