Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës. Një kamionçinë ka përplasur një grua të moshuar, e cila po tentonte të kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dyja anët e superstradës, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Artikulli paraprakPLAGOSET ME ARMË ZJARRI 50 VJEÇARI NË MAMURRAS, POLICIA JEP DETAJET
Artikulli tjetërSPIROPALI TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË GREQI