Policia bën me dije se rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, është regjistruar një aksident rrugor, ku një automjet që drejtohej nga shtetasi S. L., 63 vjeç, është përplasur me një biçikletë, me të cilën po qarkullonte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e reja ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të urgjencës, të cilat kanë bërë të mundur sigurimin e zonës dhe normalizimin e qarkullimit rrugor. Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, përfshirë shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

Artikulli paraprakU DËMTUA NGA PRURJET E DRINIT, RIPAROHET LINJA E UJËSJELLËSIT
Artikulli tjetërRIKTHEHET VLLAZNIA, MPOSHT EGNATIAN NË “LORO BORIÇI”