Pasditen e ditës së sotme shtetasi Ndriqim Cara, 31 vjeç, banues në Zall Lusen, duke drejtuar motorin tip “Honda” ka humbur drejtimin e mjetit duke u përplasur, gjë që ka sjellë edhe vdekjen e drejtuesit të mjetit.

Së bashku me të ishte edhe i vëllai i tij Demir Cara, 29 vjeç, banues në Lusen.Ata po udhëtonin nga fshati Lusën në drejtim të fshatit Kolesian, ka humbur kontrollin e motorit në hyrje të fshatit Resk, Kukës.

I vëllai i viktimës pasi ka marrë ndihmën e parë të nevojshmë në spitalin e Kukësit është dërguar në spitalin e Ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësoremë të specializuar

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore”parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPROTESTUAN KUNDËR ARRESTIMIT TË FRROKAJT, SHOQËROHEN NË POLICI DISA PERSONA
Artikulli tjetërSHKODRA NE ALARM.SILLEN KREVATE DHE ÇADRA EVAKUIMI