Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, pranë bashkisë.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakGRATË DOMINOJNË SHËRBIMIN CIVIL! MBI 40 VJEÇ MOSHA MESATARE E NËPUNËSVE, MË E MOSHUAR ADMINISTRATA VENDORE
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË LAÇ, POLICIA SHPËRNDAN NJOFTIMIN