Aksident tragjik ,humb jetën 21-vjeçari nga Shqipëria

 

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Monza, Itali pasi është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor. Makina me të cilën shqiptari 21 vjeç po udhëtonte, Volksvagen Polo ka dalë jashtë korsisë së tij, duke u futur në korsinë e kundërt e më pas jashtë rruge, shkruan SYRI.net. Kjo ka bërë që shqiptari të ngelte i bllokuar aty. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia thotë se shqiptari është përplasur me një fuoristradë që vinte në krah të kundërt. Ndërsa shqiptari është dërguar me urgjencë në spital, ku ka gjetur vdekjen, shoferi i makinës tjetër, një italian i moshës 38-vjeçare ka marrë disa plagë të lehta. Si shkak të këtij aksidenti të rëndë, policia thotë se është shpejtësia me të cilën po udhëtonte shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë public.

Artikulli paraprakKAPET BANDA E 6 HAJDUTËVE, NDËR TA EDHE 3 MINORENË
Artikulli tjetërSIGURIA, MASA TË SHTUARA, NË PRANGA DISA TË KËRKUAR