Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 10:05, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit. Automjeti i drejtuar nga shtetasja S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin 81-vjeçar, R. C., i cili po kalonte rrugën në momentin e ngjarjes.

Për shkak të goditjes së fortë, i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore. Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë, të cilat kryen veprimet e para hetimore dhe siguruan zonën.

Në vendin e aksidentit, kanë mbetur sendet personale të viktimës. Mes tyre, një çantë plastike që i moshuari mbante me vete, brenda së cilës kishte një palë këpucë dhe rrobat e punës.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar me detaje rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve të tregojnë kujdes maksimal në qarkullim, sidomos në segmentet me qarkullim të dendur.

Artikulli paraprakPROJEKTI “YOUTH FOR YOUTH”
Artikulli tjetërEDICIONI I DYTË I FESTIVALIT MBARËKOMBËTAR TË HUMORIT