Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin ‘Shkodër-Koplik’, teksa një 80 vjeçar ka humbur jetën. Sipas policisë automjeti me drejtues 35 vjeçarin A.B., banues në Podgoricë përplasi për vdekje Gj.G., 80 vjeç, rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet proceduriale. Ndërsa grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
‘Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.
Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.’, njofton policia.