Nje aksident ka ndodhur mbremjen e sotme ne aksin rrugor qe lidh Fishten me superstraden Lezhe–Shkoder.

Nje automjet tip “Audi” ka perplasur nje mjet monopatin me te cilin po levizte nje 12-vjecar. Perplasja ka qene e rende dhe i mituri, pavaresisht transportimit me urgjence drejt spitalit, ka humbur jeten gjate rruges.

Pas perplasjes, automjeti “Audi” ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne kanal.

Ne vendngjarje kane mberritur sherbimet e Policise, te cilat kane nisur hetimet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe dinamikes se aksidentit. Drejtuesi i automjetit eshte shoqeruar nga policia.

Hetimet vijojne per te percaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, QARKULLONTE ME AUTOMJET TË BLINDUAR DHE I ARMATOSUR, ARRESTOHET 41-VJEÇARI
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, KTHJELLIME NË VEND, VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU NË ZONAT MALORE