Një aksident automobilistik në Gjermani, i ka marrë jetën tragjikisht një 23-vjeçari nga Mitrovica.

Mediat gjermane shkruajnë se i riu, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierën qendrore.

Sipas Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari, kishte dalë nga korsia me makinën e tij, për arsye ende të paditura, e më pas, u fut sërish në rrugën kryesore para se të përplasej.

Autoritetet theksojnë, se i riu nuk kishte të lidhur rripin e sigurimit, e kjo ishte dhe shkaku kryesor i vdekjes. Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË ITALI, BIE NUMRI I TË INFEKTUARVE, REGJISTROHEN 34 VIKTIMA GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërMBYLLET FESTIVALI I VENECIAS, FILMI KU INTERPRETON AKTORJA SHQIPTARE SHPALLET FITUES I ÇMIMIT TË MADH