Një çift bashkeshortesh humben jeten dhe tre persona te tjere mes te cileve dy femije te mitur mbeten te plagosur, pas perplasjes se dy autmjeteve ne aksin rrugor Lezhe-Shkoder.Aksidenti tragjik ndodhi rreth ores 8:00 te mengjesit te se premtes, ku u perplasen nje foristrade me nje autoveture.

Per pasoje gjeten vdekjen ne vendin e ngjarjes, drejtuesi i autovetures Petrit Florini 53 vjeç banues ne Puke me profesion efektiv policie ne kete qytet dhe bashkeshortja e tij mesuese Elona Florini 45-vjeçe. Per nxjerrjen e trupave te viktimave u desh nderhyrja e sherbimit zjarrfikes, pershkak te demtimeve te shumta qe kishte pesuar automjeti. Si pasojë e përplasjes se forte u dëmtuan gjithashtu tre pasagjerët që udhëtonin në automjetin tjetër, konkretisht bashkëshortja e drejtuesit të mjetit F. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 6 dhe 2 vjeç. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas burimeve zyrtare, janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet praprake te policise dyshohet se shkak per aksidentin eshte bere lageshtira ne rruge, duke sjelle humbjen e kontrollit tw drejtuesit te autovetures dhe me pas goditjen e forte ne anesore nga foristrada e cila po levizte ne drejtim Shkodres.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PROBLEME NË RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetërDËBORË DHE NGRICA PËRFSHIJNË QARKUN SHKODËR