Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes, raportohet për një viktimë dhe tre persona të plagosur rëndë, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut në këtë segment rrugor.

Artikulli paraprakSHIROKA, OAZI I SHKODRANËVE
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME DY VIKTIMA NË LEZHË, POLICIA JEP DETAJET