Dita e festës së pavarsisë ka nisur në kryeqytetin shqiptar me një ngjarje të rëndë.

Policia njofton se një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një grua 47 vjeçare. “Më datë 28.11.2017, rreth orë 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton:

Në Bulevardin “Gjergj Fishta” , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit”, shkruan policia në njoftimin e saj zyrtar.