Aksident tragjik vdesin dy shqiptarë,plagosen dy te tjere

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në aksin Patra-Pyrgos, ku sipas policisë greke kanë humbur jetën 3 persona, dy prej të cilëve shqiptarë. Policia thotë se ngjarja ndodhi pasi një kamion, në rrethana që ende nuk dihen, rrëshqiti dhe kaloi në krahun e kundërt të autostradës, duke u përplasur ballë për ballë me një kamionçinë që drejtohej nga një 51-vjeçar grek. Si pasojë e aksidentit, 51-vjeçari grek dhe dy shqiptarë mbetën të vdekur në vend. Ata janë Neim Qamili, 48 vjeç dhe Hava Majko, 49 vjeçe. Të 3 viktimat janë banorë të fshatit Vartolomio të Prefekturës së Pyrgosit. Të plagosur mbetën dy shtetas të tjerë shqiptarë, një femër 31 vjeç dhe një 40-vjeçar. Raportohet se ngjarja ndodhi në një kryqëzim nga më të mëdhenjtë në zonë. Të njëjtat burime sqaruan se, prej verifikimeve të para u konstatua se semaforët nuk punonin, ndërsa kamioni që shkaktoi aksidentin po ecte me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Aksi Patra-Pyrgos konsiderohet si një ndër akset më të rrezikshme në vend, pasi në këtë zonë fushore të Peloponezit, rruga është e drejtë dhe e gjerë, në të lëvizin shumë mjete bujqësore, ndërsa automjetet shpesh tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Në këtë zonë punojnë mijëra bujq, kryesish shqiptarë dhe bullgarë. Trupat e viktimave u dërguan në Morgun e Patrës, e në vazhdim do të dërgohen në Shqipëri. Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Patrës ka urdhëruar një hetim. Shoferi që shkaktoi aksidentin u dërgua në spital, ku dhe po kurohet. Ndaj tij, gjykata ka vendosur arrest deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPROTESTAT ANTI-TRUMP, THYHEN XHAMA BIZNESESH DHE MAKINASH
Artikulli tjetërOBAMA LË SHTËPINË E BARDHË TRUMP E PËRCJELL TE HELIKOPTERI