Makina në të cilën udhëtonin dy ministra është përfshirë në një aksident zinxhir të ndodhur pasditen e sotme para godinës së qeverisë së Maqedonase së Veriut.

Në aksidentin zinxhir u përfshinë tre makina, dhe në njërën prej tyre udhëtonte ministri i Financave Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Fatmirësisht nga aksidenti ka pasur të lënduar lehtë.

Vetë ministri i Financave njoftoi për aksidentin përmes një postimi në Facebook

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë.

Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook.

 

Artikulli paraprakNGRICAT DHE MUNGESA E PRODHIMIT VENDAS SHTRENJTOJNË ME 25-40% ÇMIMET E PERIMEVE
Artikulli tjetërGRAFIKU I BSH-SË/ KONSUMATORËT PO E NDIEJNË DUKSHËM RRITJEN E ÇMIMEVE, QË NGA TETORI