
Aksidenti i se shtunes në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku mbeten të vdekur 2 përsona, pas përlasjes së dy automjeteve ku shkaktuar i ngjarjes rezultoi në gjendje të dehur, ka vene ne levizje Policinë Rrugore, të cilet kanë itensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore të kontrollit, përfshirë dronet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.Sipas të dhënave si rezultat i këtyre veprimeve, 7 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.Gjithashtu janë vendosur 1420 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht, 39 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 48 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 72 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 36 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 35 për përdorimin e xhamave të errësuar, 205 për parakalime të gabuara, 198 për ndalim apo qëndrim të gabuar, 658 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 39 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 90 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.Policia Rrugore ben te ditur se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Lezhë, me fokus respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.Gjithashtu ju kërkohet te gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parakalimet e gabuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin nën efektin e alkoolit, në mënyrë që të shmangen ngjarjet rrugore dhe të garantohet siguria për të gjithë.






