Ndërtimi është një sektor me rrezikshmeri te larte dhe aksidentet në punë janë të pashmangshme.Kështu shprehet kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj, sipas të cilit sipermarrjet kanë shtuar vemendjen e përmbushjes së detyrimit teknik dhe sigurisë, por mungesa e krahut të punës së kualifikuar mbetet problem, duke u bërë shkak për aksidente siç ishte rasti i punëtorit 28-vjeçar Emiliano Frroku në Shëngjin.
Investitoret po punojnë me grupe nënkontraktuese dhe përgjegjesia e sigurisë dhe kushteve në punë nuk është e gjitha tek sipermarresi thotë Palokaj.

Aksidenti në punë i mëngjesit të së enjtes në Shëngjin, ku humbi jeten një 28-vjeçar i cili ra nga kati i nëntë i pallatit ku po punonte solli menjeherë në vemendje mungesen e kushteve të sigurisë në punë, por edhe pakujdesinë e vetë punëtoreve.Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në harkun kohor të një viti thuajse të njëjtin vend Shëngjin, pasi në muajin prill 2023 një tjeter punëtor ndërtimi humbi jeten, pasi ra nga lërtësia e objektit ku po punonte.

Artikulli paraprak“BIG MARKET” HAP PANAIRIN DY DITOR
Artikulli tjetërSHKODËR, NDALOHET NJË SHTETAS I SHPALLUR NË KËRKIM