Qarkullimi në qytetin e Shkodrës si nga këmbësorët, pedaluesit apo edhe mjetet motorike është shtuar. Sezoni i verës natyrshëm që sjell më shumë fluks në rrugët e qytetit por jo vetëm. Kjo rritje e lëvizjes bën që edhe aksidentet të jenë më të shumta në numër. Brenda dy ditëve në total janë 11 të plagosur nga aksidentet prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë me fraktura të ndryshme dhe 8 të tjerë jashtë rrezikut për jetën.

 

Këto shifra duhet të jenë shqetësuese për këdo. Përplasjet e njëpasnjëshme bëjnë që qytetarët që lëvizin në akset e Shkodrës të jenë gjithnjë e më shumë të rrezikuar. Policia rrugore disa herë nga ndërmarrë masa ndëshkuese për shoferët por këta të fundit vijojnë që shpesh herë të jenë të padisiplinuar. Bashkë rritjen e fluksit të lëvizjeve apo numrin e shtuar të aksidenteve, njëkohësisht ka edhe shtim të gjobave të vendosura nga policia.

 

Në të shumtën e rasteve shkak për aksidentet bëhet shpejtësia tej normave të lejuara, konsumimi i alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor apo edhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Tek kthesa e fshatit Rrenc në njësinë Guri Zi u përfshinë në një aksident të frikshëm 7 persona prej të cilëve tre u plagosën rëndë dhe katër të tjerë me gjendje shëndetësore të stabilizuar.

 

 

Po ashtu një vajzë 19 vjeçare teksa po ecte me biçikletë u aksidentua nga një makinë. Aksidenti i tretë është në aksin Shkodër-Velipojë ku një automjet me 3 persona brenda ra në një kanal në anë të rrugës. Kështu në total numri i të lënduarve nga aksidentet brenda dy ditëve shkon në 11, shifër kjo shqetësuese për të gjithë.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDY AKSIDENTE BRENDA NATËS NË SHKODËR
Artikulli tjetërAKSIDENT ME PASOJË VDEKJEN NË SHENGJIN