
Arrestohen 6 (gjashtë) shtetas për “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
Vendosen 80 masa administrative ndaj shkelësve
1.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•Klodjan Halaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorrçikletë “Yamaha”.
•Skënder Milani, 51 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorrçikletë “Lifan”.
•Kol Pjetri, 63 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorrçikletë “Kavasaki”.
•Alket Marku, 24 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorrçikletë “Honda”.
•Ermir Pjetri,39 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorrçikletë “Yamaha”.
•Gentian Dibra, 39 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorrçikletë “Yamaha”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Njëkohsisht u bllokua një mjet për mungesë dokumentacioni, dhe janë ndëshkuar 80 përdorues rruge për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër i’u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë Rregullat e Kodit Rrugor, në vazhdimësi Shërbimet e Policisë do të intensifikojnë punën për ndëshkimin e të gjithë përdoruesve të rrugës të cilët qarkullojnë me mjete në kundërshtim me rregulloren e qarkullimit rrugor.






