
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Qemal Draçini” në Shkodër, ku u përfshi humoristi i njohur Nexho Shabani. Ai u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër. Aktualisht ndodhet në reanimacion. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij është stabile dhe po monitorohet me kujdes nga mjekët. Ai ka marrë dëmtime në koke dhe në këmbë si pasojë e aksidentit. Nga përplasja mendohet që ka pësuar hemorragji të brendshme.
Si pasojë e aksidentit, policia ka proceduar drejtuesin e mjetit, N.Xh, 74 vjeç I cili është arrestuar dhe ndodhet nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 74 vjecari duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte humoristi Nexho Shabani. Si pasojë është dëmtuar shtetasi N. Sh., i
Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes lidhur me aksidentin.






