
Fredi Ndreka është vëllai i Vitor Ndrekës. Familja e këtij të fundit u përfshi në aksidentin e ndodhur në Rrenc të njësisë Guri Zi. Pas atij aksidenti të frikshëm me 7 të plagosur në total
Fredi Ndreka si vëllai i Vitorit por edhe xhaxhai i fëmijëve të aksidentuar ka dhënë një apel të fortë.
Ai ka shkruar përmes rrjetit social facebook duke kërkuar që një dorë e fortë të dënojë të gjithë ata gjyqtarë, policë që lirojnë nga burgu vrasës apo lejojnë të ecin në rrugë kamikaz siç i cilëson shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor të cilët shkatërrojnë jetët e të pafajshmëve.
Fredi Ndreka e nis me një falenderim postimin e tij e më pas kalon tek apeli i fortë që ka për gjithë shoqërinë e kryesisht institucionet ata që në një farë mënyrë vendosin për fatet tona.
“Nuk gjej fjal me falenderu Zotin në radhë të parë, të gjithë policinë, zjarrëfiksa, doktorë, shokët që ishin heronj të vërtetë. Falenderoj të gjithë miqtë tonë brenda dhe jashtë vendit që po na gjenden afër në ditët ma të vështira të familjes tonë.
Falenderoj gjithë ato që dhuruan e ishin gati të dhuronin gjak. Lutena për Vitorin, Mondën, Marselin, Enean e sidomos Lorenën që po luftojnë si luftëtar të vërtetë.
Shpresojmë t’ja dalim deri në fund. Kërkoj të dënohen ato gjykatësa, ato polic që për pak lekë lirojnë nga burgu vrasës, lejojnë të ecin në rrugë kamikaz që po shkatërrojnë jetën e të pafajshmëve”.
Familja Ndreka me 5 antarë në mjetin tip Opel u aksidentua nga shtetasi Kristiano Vaso, 24 vjeç i cili sipas hetimeve të policisë po ecte me 130 kilometër në orë shpejtësi në rrugën e Rrencit që lidh Shkodrën me Gurin e Zi,
një aks me shumë kthesa ku shpejtësia duhet të jetë shumë më e ulët. Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 24 vjeçarin ndërsa vijojnë hetimet për atë aksident me 7 të plagosur në total.


