Aksidenti i rëndë,shqiptari në luftë me vdekjen

Një aksident me një shqiptar të plagosur rëndë ka ndodhur rreth orës 2 të kësaj të marte në rrugën Mondovì-Cuneo në Itali. Shqiptari 36-vjeçar me iniciale P.F., i martuar dhe me dy fëmijë, ka humbur kontrollin e makinës me të cilën udhëtonte. Makina është përmbysur në rrugë, ndërsa drejtuesi i saj, ka fluturuar nga mjeti dhe është përplasur dhunshëm në rrugë. Shqiptari me banim në Mondovì është transportuat me urgjencë në spitalin e Cuneo-s, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Siç raportojnë mediat lokale, gjendja e tij mbetet kritike.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET AMBULANCA, PLAGOSEN DY INFERMIERË
Artikulli tjetërKAPEN GJATË NATËS DUKE TRAFIKUAR MALLRA KONTRABANDË