Ka humbur jetën në mëngjes në spitalin “San Martino” në Genova, pas katër muajsh agoni, 29-vjeçari Albion Kapedani, i cili u rrëzua teksa përpiqej të hipte në një tren në lëvizje, të sapunisur nga stacioni i Sestri Levante.

Prokurori Vittorio Ranieri Miniati dhe zëvendësja e tij Francesca Rombolà, sapo kanë hapur një hetim për akuzën vrasje nga pakujdesia dhe tre persona janë nën hetim, drejtuesin e trenit dhe dy makinistët, raportojnë mediat lokale. Incidenti ka ndodhur më 21 shtator. Sipas hetimeve, i riu shqiptar është përpjekur të hipte në trenin e sapunisur, por u rrëzua, duke përplasur dhunshëm kokën në ndarëset metalike të binarëve.

Prokurorët menjëherë urdhëruan një profesor një vlerësim për të kuptuar nëse treni u nis me dyer të hapura, apo me dyer jo plotësisht të mbyllura. Mbi kufomën e shqiptarit është urdhëruar të bëhet autopsia.

Artikulli paraprakI PREU ME THIKË FYTIN TË FEJUARËS, DËNOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetër9 EMIGRANTË ME GOMONE DREJT BRITANISË, ZBULOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR