
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kesaj te marte në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.
Tre automjete u përfshinë në përplasje, ku si pasojë grua mbeti e plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ajo ndodhet nen kujdesin e bluzave te bardha jashte rrezikut per jeten, ndersa policia e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes nisi hetimet per zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te ketij aksidenti.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se u shkaktua nga dalja e papritur e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore, i cili u godit nga një mjet tjetër që po lëvizte drejt Lezhës ku ne përplasje u përfshi edhe një automjet i tretë, që udhëtonte pas tij






