Një aksident që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martes në qytetin e Shkodrës. Një automjet ka rënë në ujëerat e lumit Buna teksa po udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:10 minuta.

Shtetasi V.D 24 vjeç ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip opel me targë SH 3992 E kur në një moment dobësia ka devijuar makinën e tij duke përfunduar në ujërat e lumit Buna. Shtetasi i identifikuar V.D ka qenë duke udhëtuar nga lagja Xhabiej në drejtim të Bahçallekut kur edhe ka ndodhur aksidenti. Sipas policisë edhe pse një përplase e rrezikshme, shtetasi V.D ka shkuar në banesë pa asnjë problem duke qenë në një gjendje të mirë shëndetësore. Personi që u aksidentua në dalje të qytetit të Shkodrës fillimisht është përplasur me një shtyllë dhe më pas mjetit tip opeal ka depërtuar përmes pjesëve metalike mbrojtëse në anë të rrugës duke përfunduar më pas në ujërat e lumit Buna, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në komisariatin e Shkodrës ndërsa në vendngjarje grupi hetimor ka kryer procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakPRANGA OFICERIT TË POLICISË, MORI RYSHFET 3 MIJË EURO
Artikulli tjetërArrestohet një shtetas për “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”