Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë mbremjes të së dielës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 22:30, në vendin e quajtur ‘Harku i Berdicës’, ku një makinë ka përplasur një këmbës, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mjeti tip ‘Skoda’ drejtohej nga një shtetase kosovare, 47 vjeç, e cila është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. pas disa oresh policia ka arritur te beje identifikimin e viktimes fatkeqe. Ai eshte gezim selimi 41 vjec nga komani. Informacion Paraprak Me datë 11.02.2018 rreth orës 22:30 në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, mjeti tip Skoda me targë KS 01-168 KR ka përplasur një shtetas, këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesja e mjetit, shtetasja L. M. 47 vjeçe, nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPËRMIRËSIMI I SHERBIMIT TË KULLIMIT
Artikulli tjetërLEZHE:ABUZIME ME FAMILJET QE PERFITONIN PERKRAHJE SOCIALE