Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në segmentin Rrëshen–Milot të Rrugës së Kombit, ku janë përfshirë dy automjete.

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN E KOMBIT, 1 VIKTIMË DHE 3 TË PLAGOSUR RËNDË PRANË RUBIKUT
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS DREJT NISJES, BERISHA DEL NGA SELIA E PD DHE I DREJTOHET BULEVARDIT