Aksidenti me vdekje, arrestohet shoferi i arratisur.

36-vjeçari Renato Shahinasi, banues në Korçë, është arrestuar lidhur me një aksident të ndodhur një ditë më parë në këtë qytet. Arrestimi i tij u bë pasi, dje, në lagjen nr 6, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA274KI, ka aksidentuar 78-vjeçarin Thanas Qerimi, banues në fshatin Ravonik. Pas aksidentit, Shahinasi, është larguar nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ndodhi paraditen e djeshme në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur “Ura e Fajancës”. Ka qenë një mjet tip furgon mallrash, i cili ka aksidentuar për vdekje të moshuarin i cili udhëtonte me biçikletë. Në ngarkim të 36-vjeçarit, materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Artikulli paraprakKËRCËNOHEN ME JETË KUR PËRBALLEN ME HAJDUTËT E MOTORÇIKLETËS
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË, TË FORTËT E TRAFIKUT TË DROGËS