
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin Balldren–Torovicë, në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet R. O., teksa drejtonte motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, shtetasi R. O., duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






