Hetuesit e ngjarjes në Alpet franceze po shqyrtojnë arsyet përse mësuesi përgjegjes për grupin e nxënësve vendosi ti çonte në një pistë të mbyllur skish pak përpara se mbi ta të përplasej orteku vdekjeprurës, në një kohë kur rreziku ishte paralajmëruar.

Dy nxënës francezë dhe një turist ukrainas humbën jetën nga fatkeqësia e konsumuar të mërkurën në zonën e Les Deux Alpes. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur.  Ministrja e Arsimit, Najat Vallaud-Belkacem premtoi hetim të plotë mbi rrethanat e tragjedisë. Dy nga viktimat, një djalë 14-vjeç dhe një vajzë 16-vjeçe, ishin nxënës të shkollës së mesme “Saint-Exupery” në Lion.

Artikulli paraprakOKB: AFRIKA E ÇLIRUAR NGA EBOLA, POR SHËNOHET NJË VIKTIMË
Artikulli tjetërSULMET NË XHAKARTA, ISIS MERR PËRSIPËR TERRORIN