Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:00 në qytetin e Laçit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakAKSIDENT RRUGORË NË QENDËR TË LAÇIT, 3 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN VELIPOJË–SHKODËR, PLAGOSEN LEHTË TRE PASAGJERE