Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.

Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FESTON ME NXËNËSIT E SHKOLLËS “NDRE MJEDA”
Artikulli tjetërSPIROPALI TAKIM ME KRYETAREN E KUVENDIT TË KOSOVËS