Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë e shtetasve: Nail Duli 57 vjeç, banues në fshatin Oblikë, bashkia Shkodër. 

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse ky shtetas ka qënë duke drejtuar nje karrocë që tërhiqej me kalë, në segmentin rrugorë Shkodër – Oblikë dhe pikërisht në vendin e quajtur shtëpia e Malsorit në fshatin Zues, është përplasur me motorrçikleten tip “Loncin”  me targa AB 684 i drejtuar nga shtetasi Ilir Dahati, 19 vjeç, banues në fshatin Vallas, bashkia Shkodër i pa pajisur me leje drejtimit i cili ka patur si pasagjer shtetasin B. B., 19 vjeç banues në Oblikë njësia administrative Ana e Malit.  Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrçikletës  dhe është plagosur  pasagjeri   i cili ndodhet në  spitalin Rajonalë të Shkodres jashtë  rrezikut për jeten . 

 

 

 

 

– Lulash Curri, 52 vjeç, banues në Shkodër.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse duke drejtuar autoveturen tip Volksvagen me targa AA 444 CX, në segmentin rrugorë qëndër të Bushatit – Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur Kryebushat, ka aksidentuar këmbësorin  shtetasin M. Z. 82 vjeç, banues në fshatin Shkjezë njesia administrative Bushat. Për pasojë është dëmtuar këmbësori i cili po merr mjekim në spitalin Rajonal Shkodër, në gjëndje kritike për jeten.