Forcat zjarrfikëse dhe policia të cilat janë nisur drejt vendit ku është aksidentuar gazetari i njohur Alfred Lela kanë nisur të përshkrojnë në këmbë 5 km rruga që nuk janë të aksesueshme me automjet.

Raportohet se pas disa kilometrash me makinë, ekipet e shpëtimit janë ndalur për të vazhduar rrugën në këmbë me barrelat në krah.

Operacioni bëhet akoma më i vështirë si pasojë e errësirës dhe motit të ftohtë për shkak të terrenit malor ku ka ndodhur ngjarja.

Lela dhe katër personat e tjerë ndodheshin në Munellë për të xhiruar një reportazh që transmetohet çdo fundjavë në një televizion në vend. Është  siguruar edhe fotoja e kolegut të tij Ndoc Mulaj që ka qenë bashkë me Lelën në momentin e rrëzimit nga mali.

Njëri prej alpinistëve që ishte me ta në momentin e ngjarjes rezulton i zhdukur.