Në vijim të hetimeve të kryera për aksidentin në punë të ndodhur pasditen e së enjtes në një objekt në ndërtim në zonen e Kunës në Shëngjin, ku humbi jeten një punëtor 36-vjeçar, Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të punimeve shtetasin me iniciale S.T 52-vjeç banues në Lezhë.Ndaj tij janë ngritur akuzat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm” dhe materialet në lidhje me rastin janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 36-vjeçari Anton Zefi gjatë punës ra aksidentalisht nga kati i pestë i objektit në ndërtim, në vendin ku ishte parashikuar të instalohej ashensori dhe si pasojë e plageve të marra gjeti vdekjen e menjëhershme.Ndërkohë nga veprimet e kryera rezulton se punëtori 36-vjeçar ishte i pasiguruar dhe janë konstatuar shkelje të rregullave të sigurisë në punë në kompleksin e pallateve që po ndërtohej në zonen e Kunës.Aksidentet në punë kryesisht në sektorin e ndërtimit në zonen turistike të Shëngjinit kanë qenë të shpeshta, ku vetem në harkun kohor të 1 viti numerohen 4 viktima.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSITUATA ME SHPENDËT SHTEGTARË E MIRË
Artikulli tjetërOPERACION ANTIDROGË NË KURBIN