
Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të hëne në segmentin Milot-Rrëshen të Rrugës së Kombit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Laçit për ndihmë mjekësore. Mësohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
Për shkak të aksidentit, në këtë segment është krijuar trafik i rënduar në të dy drejtimet, i cili ka zgjatur për rreth 60 minuta.Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.






