Drejtuesit e kamionëve janë Nexhmedin Isufi dhe Vllaznim Gashi, ku Vllaznim Gashi është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtuesi i automjetit, Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrublik, Mirditë, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakBALLA NË FESTËN KOMBËTARE TË SHQIPËRISË NË ATHINË
Artikulli tjetërAKSIDENTI ME VIKTIMA NË RRUGËN E KOMBIT, POLICIA KOMUNIKIM ZYRTARË