
Ka ndërruar jetë ditën e sotme edhe 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga aksidenti i ndodhur dje në Stom Golem. Ai ndodhej në gjendje të rëndë në spital që nga dita e djeshme dhe sot ka ndërruar jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
Njoftimi i djeshëm i policisë
Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.