Aksidenti, një i vdekur në Lushnje.

Një aksident me viktima ka ndodhur mesditën e sotme në kryqëzimin e Kolonjës në Lushnje. Një makinë mësohet se ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në rrugë. Nga ngjarja ka humbur jetën Q. Sh., 55 vjeç. Sipas policisë rreth orës 13:36, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Rotondua e Kolonjës” shtetasi Q. Sh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen me targa AA 831 CM, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakBAKAJ: VLLAZNIA MË AFËR KUALIFIKIMIT NË KUPË
Artikulli tjetërLU: ASNJË PËRPJEKJE PËR TË NA FRIKËSUAR S’DO NA PENGOJË